12 kandidatë certifikohen nga Quality Austria dhe Organizata Evropiane për Cilësi

01/12/2009

12 kandidatë certifikohen nga Quality Austria dhe Organizata Evropiane për Cilësi

Nëntor 2009.- Në një ceremoni organizuar në UBT, 12 kandidatë janë certifikuar sipas standardit 17024 nga Quality Austria dhe Organizata Evropiane për Cilësi. Ky certifikim është ofruar për herë të parë në vendin tonë nga UBT dhe paraqet një të arritur të rëndësishme jo vetëm për institucionin por edhe për zhvillimet në vend në përgjithësi.

Certifikimi sipas këtij standardi është mundësuar falë bashkëpunimit ndërkombëtar që UBT ka me shumë institucione prestigjioze, si dhe falë faktit se UBT është anëtare e shumë organizatave me karakter ndërkombëtar, duke qenë i vetmi përfaqësues në këto organizata nga vendi dhe nga rajoni më i gjerë.