11 studentë të UBT-së, pjesë e praktikës në kompaninë “Smart Bits GmbH”

13/03/2019

Pak kohë më parë, kompania “Smart Bits GmbH” ishte në kërkim të 12 praktikantëve në fushën e shkencave kompjuterike dhe sistemeve të informacionit, pozitë për të cilën kanë aplikuar edhe disa studentë të UBT-së.

Nga gjithsej 12 pozita të hapura për punë praktike me mundësi punësimi, 11 prej tyre janë fituar nga studentët e UBT-së.

 

Studentët kanë arritur këtë sukses falë përgatitjes dhe njohurive të tyre, por edhe falë mbështetjes së vazhdueshme që e kanë pasur nga Qendra e Karrierës, në UBT.

 

Studentët do të jenë pjesë e kësaj praktike për disa muaj, gjatë të cilëve do të kenë mundësi të punojnë dhe të fitojnë përvojë në fusha të ndryshme të zhvillimit të softuerit, teksa në bazë të performancës që do të tregojnë, do të kenë mundësi të bëhen pjesë e stafit të rregullt të kompanisë “Smart Bits GmbH”.

 

Ky sukses i 11 studentëve të UBT-së është vetëm një indikator që tregon nivelin e lartë të përgatitjes së studentëve të institucionit për tregun e punës, si dhe për mënyrën e të studiuarit konform nevojave dhe kërkesave të kompanive që operojnë në nivel vendor dhe ndërkombëtar.