Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u takua me Prof. Daniel Serwer
20/11/2026Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u takua me profesorin e njohur amerikan Daniel Serwer, me rastin e vizitës së tij në Kosovë. Prof. Serwer është nderuar më parë nga UBT me çmimin “Honorary Degree – Excellence in Leadership”, në vlerësim të kontributit të tij të veçantë.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në nivel global, me theks të veçantë në mundësitë e bashkëpunimit akademik dhe zhvillimin e programeve të reja që UBT synon t’i avancojë në kuadër të strategjisë së saj të bashkëpunimit me SHBA-në.
Rektori Hajrizi e falënderoi Prof. Serwer për takimin dhe shkëmbimin e ideve, duke i bërë një ftesë të veçantë për një vizitë të radhës në UBT, në kuadër të aktiviteteve akademike ndërkombëtare.
Takimi rikonfirmoi rëndësinë e dialogut akademik ndërkombëtar dhe të partneriteteve strategjike në avancimin e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.