Studentët e UBT-së realizojnë hulumtim eksperimental në kultivimin e sallatës së gjelbër me teknologji inovative pa tokë
17/11/2026Studentët e programit Master në Agrokulturë me Mjedis në UBT, Sihana Bokshi dhe Shpëtim Salihu, kanë nisur një punë të veçantë eksperimentale në fushën e prodhimit bimor, duke hulumtuar mundësitë e kultivimit të sallatës së gjelbër përmes sistemeve të kultivimit pa tokë. Ky hulumtim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të metodave bashkëkohore të prodhimit bujqësor dhe zhvillimit të praktikave inovative në agrokulturë.
Nën udhëheqjen e profesorit Ismet Babaj, studentët kanë dizajnuar metodologjinë e hulumtimit dhe kanë filluar realizimin e eksperimentit, i cili synon të vlerësojë ndikimin e sistemeve të prodhimit dhe furnizimit me azot në formën e nitratit në zhvillimin dhe cilësinë e sallatës së gjelbër (Lactuca sativa L.).
Do të vlerësohen dy sisteme prodhimi pa tokë dhe tre trajtime me tretësira ushqyese. Dy sistemet e prodhimit do të jenë: (i) sistemi i prodhimit të hapur pa tokë, duke përdorur vazo me vëllim 1 L të mbushura me vermikulit si substrat rritës, dhe (ii) sistemi i prodhimit të hapur pa tokë, duke përdorur vazo me vëllim 1 L të mbushura me cocopeat (torfë koksi) si substrat rritës.

Puna eksperimentale do te përmblidhet me analiza kimike dhe matje te parametrave te rritjes se bimëve ku rezultatet e fituara do te ju shërbejnë studentëve për punimet e tyre te diplomave si dhe publikimet e rezultateve ne revista shkencore. Kjo pune eksperimentale e studenteve është një dëshmi e bashkërendimit te teorisë dhe praktikës dhe është indikatori me i vlefshëm qe dëshmon suksesin.
