UBT Smart City do të mirëpresë IFSGC 2026 – Prishtina do të bëhet qendra ndërkombëtare e shkencave të ushqimit, shëndetit dhe gastronomisë
03/09/2026UBT, si institucion pritës dhe bashkëorganizator kryesor, do të organizojë Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Shkencave të Ushqimit, Shëndetit dhe Gastronomisë (IFSGC 2026), në bashkëpunim me Universitetin Nişantaşı të Stambollit dhe Universitetin Ondokuz Mayıs. Kongresi do të mbahet më 7–9 shtator 2026 në Kampusin modern UBT Smart City, në format hibrid (me pjesëmarrje fizike dhe online).
Si një nga universitetet më inovative në rajon, UBT vazhdon të forcojë pozicionin e tij në arenën ndërkombëtare duke mirëpritur konferenca dhe kongrese shkencore të nivelit të lartë. IFSGC 2026 do të sjellë në Kosovë akademikë, studiues, ekspertë të industrisë dhe studentë nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, prezantimin e kërkimeve shkencore dhe zhvillimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.
Me temën “Innovating the Future of Food, Health & Gastronomy”, kongresi do të trajtojë zhvillimet më të fundit në fushën e shkencave të ushqimit, shëndetit, gastronomisë, inovacionit dhe qëndrueshmërisë.
Punimet e pranuara do të publikohen në Librin e Punimeve të Kongresit me ISBN, ndërsa punimet e përzgjedhura do të kenë mundësi publikimi në revista shkencore ndërkombëtare. Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë digjitale të pjesëmarrjes.
UBT fton akademikët, studiuesit dhe profesionistët nga e gjithë bota të bëhen pjesë e IFSGC 2026 dhe të kontribuojnë në ndërtimin e së ardhmes së shkencave të ushqimit, shëndetit dhe gastronomisë.
Për më shumë informata dhe aplikim: www.ifsgc.net