Studentja e UBT-së, Erolë Hajdari, angazhohet në praktikë profesionale në Ministrinë e Mbrojtjes
14/08/2026Erolë Hajdari, studente e Fakultetit të Studimeve të Sigurisë, po e zhvillon praktikën profesionale në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, në Departamentin për Politika dhe Strategji.
Përmes kësaj eksperience, Erola po e shndërron njohurinë e fituar në përvojë konkrete profesionale, duke u njohur nga afër me proceset institucionale, hartimin dhe zbatimin e politikave, si dhe me dinamikën e punës në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.
Praktika profesionale i mundëson asaj të zhvillojë aftësitë analitike, profesionale dhe institucionale, duke krijuar një bazë të fortë për hapat e ardhshëm të karrierës.
Studimet e Sigurisë në UBT ofrojnë mundësi për të mësuar përmes përvojave praktike dhe angazhimit në institucione e organizata relevante për fushën.