Mundësi të reja ndërkombëtare për studim në kuadër të UBT Global
20/07/2026UBT Global prezanton një gamë të re programesh profesionale dhe akademike, të krijuara për maturantë, studentë, profesionistë dhe menaxherë që synojnë të avancojnë njohuritë, karrierën dhe kualifikimet e tyre sipas standardeve britanike.
Programet ofrohen në bashkëpunim me OTHM dhe janë pjesë e Kornizës së Rregulluar të Kualifikimeve në Mbretërinë e Bashkuar – RQF. Kualifikimet OTHM janë të rregulluara nga Ofqual dhe mundësojnë vazhdim të mëtejshëm të studimeve në universitete në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera, në përputhje me kushtet e institucionit pritës.
Programet e reja
Niveli 4 – RQF
- Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë
- Tourism and Hospitality Management
- Siguri Kibernetike
- Diploma in Cyber Security
- Menaxhim i Kujdesit Shëndetësor dhe Social
- Health and Social Care Management
- Menaxhim Biznesi
- Business Management
Niveli 5 – Diploma të zgjeruara
- Kontabilitet dhe Biznes
- Extended Diploma in Accounting and Business
- Teknologji e Informacionit
- Extended Diploma in Information Technology
- Drejtësi
- Extended Diploma in Law
- Psikologji
- Extended Diploma in Psychology
Niveli 7 – RQF
- Menaxhim Strategjik dhe Lidership
- Strategic Management and Leadership
- Inteligjencë Artificiale
- Artificial Intelligence
Çfarë ofrojnë këto programe?
- Kualifikime të strukturuara sipas standardeve britanike;
- njohuri teorike të kombinuara me aftësi praktike dhe profesionale;
- mundësi fleksibile të mësimit, varësisht nga programi;
- programe me 120 ose 240 kredi;
- mundësi për vazhdimin e studimeve në nivele më të larta;
- zhvillim të aftësive të kërkuara në tregun ndërkombëtar të punës;
- mundësi për avancim profesional ose ndryshim të drejtimit të karrierës.
Kualifikimet e Nivelit 4 krijojnë mundësi për vazhdim në Nivelin 5 dhe, sipas programit dhe kritereve të universitetit pritës, për progres në studimet Bachelor. Diplomat e zgjeruara të Nivelit 5 përfshijnë 240 kredi dhe përfaqësojnë nivel të krahasueshëm me dy vitet e para të studimeve Bachelor në Mbretërinë e Bashkuar.
Kualifikimet e Nivelit 7 pozicionohen në nivelin e studimeve Master në Kornizën RQF. Për fitimin e një diplome të plotë Master kërkohet vazhdimi dhe përfundimi i komponentit përkatës universitar, zakonisht punimi i diplomës ose programi “top-up”.
Kush mund të shprehë interes?
Thirrja u drejtohet:
- maturantëve dhe të rinjve që kërkojnë një rrugë alternative drejt studimeve universitare;
- studentëve që dëshirojnë të vazhdojnë studimet jashtë vendit;
- profesionistëve që synojnë avancim në karrierë;
- menaxherëve dhe drejtuesve të organizatave;
- profesionistëve të teknologjisë, biznesit, shëndetësisë, turizmit, drejtësisë dhe psikologjisë;
- personave që kërkojnë specializim në Inteligjencë Artificiale ose Menaxhim Strategjik.
Kriteret e pranimit ndryshojnë sipas nivelit dhe programit. Për disa programe kërkohet kualifikim paraprak, përvojë relevante profesionale dhe dëshmi e njohjes së gjuhës angleze.
Shprehja e interesit
Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të informohen rreth përmbajtjes së programeve, kritereve të pranimit, mënyrës së realizimit dhe mundësive të progresit akademik.
Informacionet e hollësishme gjenden në:
UBT Global – Academic Programs apo na vizitoni në UBT në Prishtinë apo na kontakoni në: trajnime@ubt-uni.net
UBT Global – Edukim pa kufij, kualifikime për një karrierë globale.


