Rektori Hajrizi takon Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Prof. Dr. Justina Pula – Shiroka

09/03/2026

Rektori i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prof. Dr. Justina Shiroka – Pula, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi e përgëzoi Prof. Dr. Shiroka – Pula për zgjedhjen e saj në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, një institucion kyç për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe avancimin e dijes në vend.

Në këtë takim mori pjesë edhe profesori, njëherit Drejtori ekzekutiv i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Azem Rexhaj, ku diskutua edhe për rëndësinë e ndërtimit të urave bashkëpunuese mes komunitetit akademik dhe atij të biznesit, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe projekteve të përbashkëta kërkimore.

Rektori Hajrizi e ftoi Prof. Dr. Shiroka-Pulën për një vizitë në Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, ku ajo do të ketë mundësinë të njihet nga afër me ekosistemin inovativ dhe aktivitetet kërkimore që zhvillohen në kuadër të UBT-së.