Studentët e UBT-së, pjesë e rinisë në jurinë e Festivalit të Filmit në Venecia

06/08/2025

Studentët tanë të talentuar të Arteve Dramatike – Aktrim në UBT, Çlirimtare Llumnica dhe Kevin Kqira  janë përzgjedhur për të qenë pjesë e jurisë studentore në edicionin e 9-të të Çmimit UNIMED, i cili zhvillohet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia 2025.

Festivali i Filmit në Venecia është një nga festivalet më të vjetra dhe më prestigjioze të filmit në botë, pjesë e “Big Three” së bashku me Cannes dhe Berlinale. Ai mbahet çdo vit në qytetin magjepsës të Venecias, duke tërhequr aktorë, regjisorë dhe producentë nga e gjithë bota. Këtë vit, edicioni i 82-të do të mbahet nga 27 gusht deri më 6 shtator 2025, dhe do të shfaqë premierat e filmave më të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Pjesëmarrja e Çlirimtares dhe Kevinit është një arritje e madhe jo vetëm për ta personalisht, por edhe një dëshmi e nivelit profesional dhe ndërkombëtar të programit Arte Dramatike – Aktrim në UBT, i cili përgatit artistë të rinj për skenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Çmimi UNIMED u jepet filmave që trajtojnë tema të dialogut ndërkulturor, tolerancës, diversitetit dhe integrimit vlera që ne i promovojmë fuqishëm edhe në edukimin artistik të studentëve tanë. Juria, e përbërë nga studentë të universiteteve anëtare të UNIMED, ka privilegjin dhe përgjegjësinë të shikojë filmat në garë dhe të vendosë fituesin e këtij çmimi të rëndësishëm.

Nëse dëshiron të studiosh aktrim në një ambient ku arti, pasioni dhe mundësitë ndërkombëtare bashkohen – aplikimet për vitin e ri akademik janë të hapura!