
Studentët e vitit të 5-të të Stomatologjisë vizituan Institutin e Mjekësisë Ligjore
17/04/2025Studentët e vitit të 5 të Fakultetit të Stomatologjisë, së bashku me profesorin Arsim Gerxhaliu, kanë realizuar një vizitë të rëndësishme në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me të gjitha departamentet që përbëjnë IML-në. Ata vizituan klinikat, ku kryhen ekzaminimet e dhunës fizike dhe seksuale, si dhe sallat e autopsisë, ku kryhen procedurat e hetimit të vdekjes.
Kjo vizitë u zhvillua si një mundësi për studentët të kuptojnë dhe të shohin praktikisht proceset e mjekësisë ligjore, të cilat janë të rëndësishme për profesionin e stomatologjisë dhe të mjekësisë në përgjithësi. Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë mbi procedurat e mjekësisë ligjore me profesionistët e fushës.
Ky aktivitet është një mundësi e shkëlqyer për të pasuruar njohuritë praktike dhe për të thelluar kuptimin mbi rolin e stomatologjisë në kontekstin e mjekësisë ligjore.