
UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Fatih në Turqi
27/12/2013Prishtinë, 26 dhjetor 2013- Është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërinstitucional në mes të UBT-së dhe Universitetit Fati në Stamboll të Republikës së Turqisë.
M konkretisht, kjo marrëveshje parasheh mundësimin e bashkëpunim ndërinstitucional në të gjitha nivelet e studimit, si dhe shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, projekte te përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, studentët të organizojmë seminare dhe takime tjera akademike për çështje shkencor, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, programe të studimit në distancë, zbatimin e përbashkët të programeve studimore, aktivitetet lidhur me kurset verore dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.
Bashkëpunimi ndërinstitucional në mes UBT dhe universiteteve më të njohura në Republikën e Turqisë, ka filluar edhe më herët , po në këtë vit kalendarik është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional me Universitetin “Mimar Sinan”.
Universitetit Fatih, sot renditët në listën e universiteteve të kategorisë botërore dhe është universitetin me nam në vend, ka numër të madh të studentëve, programeve të studimit që ofron, gjithashtu ka bashkëpunime ndërkombëtar me përmasa botërore, dhe një numër te madhe të stafit akademik.