Z. Hajrizi certifikohet si assesori i parë në trojet shqiptare për EFQM ILEP

26/12/2013

Prishtinë, 25 dhjetor 2013 – Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit të tij disa ditorë në Bazel të Zvicrës, është certifikuar si assesor i parë për EFQM ILEP, nga Organizata Evropiane për Menaxhimin e Cilësisë, gjatë workshopeve të organizatave në fjalë. Certifikimi i z. Hajrizi, është i pari në trojet shqiptare në këtë fushë.

 

 

Presidenti i UBT-së, prof. dr. Hajrizi, gjatë këtij workshopi ka prezantuar punën e UBT-së, konferencat dhe takimet e tjera me karakter ndërkombëtar që ka organizuar UBT, me mjaft sukses.

 

 

Po ashtu në këtë takim, pjesëmarrës ishin përfaqësuese të rëndësishëm të universitete dhe firmave, më të cilët ka biseduar mundësi bashkëpunimi me universitete të ndryshme, si ato gjermane dhe zvicerane.