
Doruntina Kupina zgjidhet Kryetare e Organizatës Studentore të UBT-së
12/12/2013Prishtinë, 12 dhjetor 2013 – Në garë për postin e Kryetarit të Organizatës Studentore të UBT –së ishin si Edona Thaqi, Flakron Jahaj, Afrim Bajraktari, Albina Zeneli, Agon Hysaj, Blend Humolli dhe Doruntina Kupina.
Pas votimit nga anëtarët e përcaktuara nga Fakultete përkatëse, Komisionit Zgjedhor i përbërë nga sekretari i UBT-së, z. Artan Tahiri, si dhe koordinatorët dhe përfaqësuesit e njësive akademik , para të pranishmëve në sallë e mbledhjeve po në objektin e UBT-së, numëruan votat ku Kryetare e Organizatës Studentore të UBT-së u zgjodh Doruntina Kupina, kurse nënkryetar u zgjodh Edona Thaqi, sekretar Flakron Jahaj, anëtar i Këshillit Akademik Afrim Bajraktari, anëtar i Këshillit për Cilësi Blend Humolli.
Sipas planit të znj. Kupinës, para të pranishmëve citoi disa aktivitete të cilat mendon të realizohen gjatë udhëheqjes së saj si: vizitat nëpër vende të ndryshme të Evropës, të karakterit shkencorë pjesëmarrja nëpër konferenca studimore, pjesëmarrja në aktivitete të shumta sportive, kulturore, etj etj.
Biografia e Kupinës
Doruntina Kupina, është e lindur në Prishtinë, më 7 gusht 1993 . Shkollën e mesme a ka përfunduar në gjimnazin ‘Sami Frashri” në vendlindje në drejtimin- Matematikor, dhe aktualisht është studente e vitit të dytë në Fakultetin e Arkitekturës në UBT, dhe është njohëse e mirë e gjuhës angleze.
Është pasionante e shumë aktiviteteve si: sportit, biznesit, debateve politike, udhëtimeve, muzikës, ekspozitave të profilit që i studion. Ajo deri më sot ka përcjellë trajnimet dhe kurse të shumta nga gjuha angleze.