
Studentët e Fakulteti për Media dhe Komunikim në UBT vizituan KPM-në
31/10/2013Prishtinë, 30 tetor 2013- Studentët e Fakultetit për Media dhe Komunikim në UBT, në kuadër të lëndës që kanë “Praktika profesionale mediale”, bashkërisht me ligjëruesen e lëndës N . Demiri, sot kanë zhvilluar një vizitë studimore në Komisionin e Pavarur për Media (KPM), ku për së afërmi janë njohur me zhvillimin e këtij institucioni që nga fillimi i punës, proceset e deri në ditët e sotme, gjithashtu studentët u njoftuan për rolin dhe funksionin e institucionit, i cili është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.
“KPM-ja licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele. ”, tha para studentëve shefja ekzekutive, Naile Selimaj- Krasniqi.
Ajo shtoi se ky institucion përgjegjësia e KPM-së është të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale- audiovizuele dhe për menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.
Gjatë kësaj vizite znj. Selimaj- Krasniqi, dhe zëdhënësja e këtij institucioni Fikrete Cocaj, përveç mikpritjes ndër të tjera i ka njoftuar edhe me objektivat zhvillimore dhe aktivitetet vepruese që ky institucion do t’i ketë në periudhën vijuese konform planit të tyre. Gjithashtu studentët përseafërmi panë të gjitha departamente e këtij Institucioni.
Nga ana e studentëve u shtrua çështja e mundësisë së bashkëpunimit ndërmjet UBT dhe KPM-së. Palët pritës përkrahën iniciativën dhe shprehën mikpritje edhe në të ardhmen për studentet në këto institucion për vizita , hulumtime shkencore, etj, etj.
Pas mbarimi të vizitës në fjalë, studentë mbajtën edhe orën e ushtrimeve, po në objektin e KPM-së, dhe secili nga ta u shpreh për njohuritë që ka thithur. Ata më një fjalë, rekomandojnë që vizitat tilla profesionale të organizohen edhe në institucion të shumta që ka vendi dhe më gjerë.