
UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Medias së Kosovës
22/10/2013Prishtinë, 22 tetor 2013- Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, sekretari i UBT-së, Artan Tahiri, priti sot në një takim nënkryetarin e Bordit të Institutit të Medias në Kosovë, z. Fazli Veliun, dhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.
Me konkretisht, kjo marrëveshje dëshmon se UBT dhe Instituti i Medias i Kosovës pajtohen që të zhvillojnë bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave për realizimin dhe vendosjen e pajisjeve nga Instituti i Medias i Kosovës në objektin e UBT-së, të cilat mjete do të shfrytëzohet për qëllime të Institutit, dhe studentët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, do t’i shfrytëzojë këto pajisje pa kufizim për punë profesionale dhe praktike.
Po ashtu marrëveshja parasheh se dy institucionet do të marrin pjesë në programet arsimore dhe shkencore, do të angazhohen të realizojnë projekte kërkimore- shkencore me interes të përbashkët, konferenca shkencore, simpoziume, seminare, punëtori profesionale.
Sekretari UBT-së, z. Tahiri, pas nënshkrimit të marrëveshjes theksoi se UBT ka qenë gjithherë aktive në ofrimin e mundësive për të ndihmuar dhe zhvilluar të gjitha institucionet vendore , duke e dhënë kontributin nga ana shkencore dhe profesionale, si me anë të stafit akademik dhe infrastrukturorë.
Sipas palëve nënshkruese të të dyja institucioneve, ky ishte vetëm hapi i parë në rrugën e një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe afatgjate për të ardhmen.