
Universiteti Teknik i Vjenës edhe në Kosovë, Shqipëri e më gjerë
08/10/2013Prishtinë, 8 tetor 2013 – Për herë të parë në Kosovë, Shqipëri e më gjerë, Universitetin Teknik i Vjenës ofron programe për studime Master në fushën e Menaxhimit Inixhinierik, falë nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me UBT.
Përfaqësuesit e Universitetit Teknik të Vjenës, së bashku më përfaqësuesit nga UBT, në hollin e UBT-së, në Prishtinë, po ashtu më pas në ambientet e hotelit “Rogner” në Tiranë, para të gjithë profesorët vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe studentët e të interesuar tjerë, në detaj prezantuan programin e përbashkët dhe dhanë informata direket për mundësitë e studimit në këtë fushë.
Kjo marrëveshje do t’ua mundësojë studentëve kosovarë dhe të gjithë atyre nga regjioni, që studimet universitare në nivelin master në fushën e Menaxhimit Inixhinierik, nëpërmjet Universitetit Teknik të Vjenës ligjërata t’i ndjekin në UBT në Kosovë, dhe në fund të marrin diplomën e Universitetit Teknik të Vjenës.
Drejtori i programit në Universitetin e Teknik të Vjenës, prof. dr. Peter Kopacek, po ashtu edhe profesor që disa vite me radhë në UBT dhe Drejtoresha e përgjithshme e qendrës për edukim të vazhdueshëm në UT, në znj. Petra Aigner, , para të pranishmëve është shprehur e kënaqur me të arriturat e UBT-së, sidomos me programet e studimit me teknologjinë më moderne, me infrastrukturën, me stafin akademik dhe me arritjet e studentëve.
Universitetit i Teknik i Vjenës, është ndër universitete më të vjetra në Evropë dhe më gjerë, dhe sot renditët në mesin e universiteteve të kategorisë botërore dhe është numër një në vend, gjithëpërfshirës dhe publik. Ka një numër të madhe të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërkombëtar me përmasa botërore, përfituesi rregullt i projekteve të Unionit Evropian.
Pas aktit solemn të nënshkrimit të kësaj marrëveshje, mysafirët nga Vjena së bashku më menaxhmentin e lartë të UBT-së e kanë vizituat kampusin e ri të UBT-së.