
UBT dhe Miqtë e Amerikës organizuan Konferencë regjionale për 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
20/11/2012Rëndësia jetike e SHBA-së për shqiptarët
Prishtinë, 20 nëntor 2012 – UBT, në bashkëpunim me shoqatën“Miqtë e Amerikës”, organizuan konferencën shkencore dhe regjionale me temën; “Roli i SHBA-ve, në Shtetformimin e Shqiptarëve”, e cila u mbajt sot në Hotelin “NARTEL” në Prishtinë, dhe u përcoll nga shumë të interesuar.
Në Konferencën ” Roli i SHBA-ve, në Shtetformimin e Shqiptarëve”, e cila u mbajt me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe u paraqitën rreth 30 pjesëmarrës – nga fusha akademike dhe politike si nga Republika e Kosovës, Shqipërisë , Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Përveç krerëve të këtyre institucioneve organizatore, në hapjen solemne morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Dr. Islam Lauka dhe përfaqësues të lartë të vendit.
Duke folur para të pranishmëve, si përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të atyre regjionale , përfaqësues të medieve, profesorë dhe studentë të UBT-së dhe të ftuar të tjerë, në emër të Presidentit të UBT-së, Prof . Dr. Edmond Hajrizit, i cili po merë pjesë në Hartimin e Strategjisë Regjionale për Hulumtim dhe Inovacione, të financuara nga Banka Botërore dhe mbështetur nga Komisioni Evropian, zëvendëspresidenti i UBT-së, Mo Vaziri, përveç se ju shprehi mirëseardhje, tha:
Në vazhdën e manifestimeve e të shumta të ndërlidhura me 100- Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, UBT, organizoi Konferencën e radhës dhe regjionale me qëllim për të dhënë kontribut në ndriçimin e faktorëve vendimtarë që kanë ndikuar në krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë. Rrjedhimisht SHBA-të, kanë krijuar kushte dhe rrethana për pavarësimin e Republikës së Kosovës dhe realizimin e drejtave të shqiptarëve në përputhje më normat dhe standardet demokratike gjithandej. Stafi akademik dhe menaxherial i UBT-së, shpreson se kjo përbërje reprezentative akademike, politike dhe intelektuale do të ndriçoj ,krahas rolit të vazhdueshëm të SHBA-ve, edhe aspektet tjera rrethanore që kanë ndikuar në realizimin e synimeve humanitare dhe kombëtare.
Ndërsa, Agim Rexhepi, Kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, përveç që falënderoi pjesëmarrësit, në mënyre kronologjike foli rreth aktiviteteve të shoqatë, duke bashkëpunuar me udhëheqësit më të lartë shtetërorë amerikanë si kryetarë, kongresmen dhe senatorë për Republikën e Kosovën.
Penalistët e konferencës si; Dr. Islam Lauka, Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Prof. dr. Mo Vaziri, Zëvendëspresident në UBT, nga SHBA, Abdi Baleta-, ish-përfaqësues i Shqipërisë ne OKB ,Riza Halimi, Deputet në Kuvendin e Serbisë, Prof. dr. Veton Latifi- Republika e Maqedonisë, Prof. dr. Jordan Daci, profesor universitar, Tahir Tahiri- Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malë të Zi, Prof. dr. Abdullah Karjagdiu, profesor në UBT, Fahri Musliu, publicist- Beograd, Phd. Cand. Arbër Hadri, Prof. dr. Belul Beqaj, Phd. Cand. Shqipërim Pula, Yllka Veseli, Alumni i UBT-së, Phd. Cand. Naim Ismajli, Kryetar i Komunës së Shtimes dhe Kryetar i AKK , Leon Duhanaj, Alumni i UBT-së.
Nga penalistët e cekur më lartë në Konferencë e sotshme u tha se; krahas shumë njohurive të dëshmuara shkencore ,akademike dhe politike për rolin e pa anashkalueshëm , për krijimin e shteteve shqiptare, SHBA-të, njëherit kanë luajtur dhe po luajnë rol jetik në konsolidimin edhe rimëkëmbjen e shteteve por edhe mbështetjen e shqiptarëve në të gjitha trojet regjionale dhe në botë, për ti realizuar të drejtat e tyre kombëtare në përputhje me normat dhe standardet demokratike . Në këtë kuptim, kjo Konferencë do të ndriçoj edhe rolin e shumë zyrtarëve lartë të cilët deri më tani nuk ishin ndriçuar për kontributin dhe rolin që kanë pasur në rrugëtimin e gjatë të shtetformimeve të shqiptarëve, që u vazhdua me mbështetjen dhe formimin e shtetit të pavarur të Kosovës më 2008. Konferenca zbardhi edhe disa shkaqe dhe fakte të cilat dëshmojnë përkushtimin amerikan për zgjidhjen demokratike të drejtës natyrore për formimin e shteteve dhe integrimit të tyre në BE dhe Aleancën Veriatlantike. Panelistët, mes tjerash theksuan se obligimet që duhet kryer shqiptarët nuk duhet të vihen barë SHBA-së, ngase ,shqiptarët duhet, krahas vlerave të veta të krijojnë kulturën e vlerave amerikane nëse dëshirojnë të që për çështjet e duhura të bëjnë veprimet e duhura.