
UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fabrikën MECATYP
27/09/2012
Prishtinë, 27 shtator 2012- Në kuadër të marrëveshjeve të shumta që i ka UBT, me kompanitë dhe fabrikat më profitabile në vend në Evropë dhe nëpër botë , Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe drejtori i Fabrikës “MECATYP”, Enver Halili, zhvilluan një takim të rëndësishëm dhe nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.
Më konkretisht, kjo marrëveshje parasheh mundësimin e bashkëpunim në mes UBT dhe fabrikës në fjalë, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave që studentët e UBT-së të realizojnë punën praktike në Fabrikën “MECATYP”, për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore.
Po ashtu UBT Fabrikës “MECATYP”, i ofron trajnime dhe këshillime për zhvillimin e projekteve hulumtuese dhe profesionale e sidomos në aspektet ekonomike, teknologjike dhe sociale.
Po ashtu gjatë nënshkrimi u citua se do të zhvillohen edhe dhe takime tjera të shpeshta për të iniciuar projekte të përbashkëta dhe të rëndësishme në mes UBT-së dhe Fabrikës “MECATYP”, theksoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi, pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Sipas palëve nënshkruese bashkëpunimi në mes UBT dhe Fabrikës “MECATYP” ka filluar edhe më herët dhe pohuan se marrëveshja është incizuar nga të dy palët.