
Dr. Edmond Hajrizi në bordin e revistës Simulation News Europe
17/04/2012
Prishtinë, 17 prill 2012- Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është zgjedhur anëtar i bordit të revistës “Simulation News Europian”.
“Simulation News Europian” është revistë shkencore që botohet në Evropë, revistë me reputacion të lartë dhe me kredibilitet në rrethet shkencore për fushën e modelimit dhe simulimeve.
“Kjo tregon që ne si Kosovë dhe si UBT jemi futur në rangun e punëve akademikë ndërkombëtare shkencore, faktikisht jemi në shkallë të njëjtë më nivelet më të larta shkencore ndërkombëtar”, tha Dr. Hajrizi, pas marrjes së konfirmimit nga bordi që drejton këtë revistë.
Dr. Edmond Hajrizi është propozuar të jetë në bordin e kësaj reviste nga ekspertë të njohur të kësaj fushe dhe nga institucione shkencore, ku ai është anëtar dhe jep kontributin e tij shkencor dhe akademike.