Bashkëpunim ndërinstitucional

07/02/2011

UBT  vizitoi Qendrën Nacionale e Trajnimit të FSK-së në Ferizaj

Bashkëpunim ndërinstitucional

Prishtinë,  4 shkurt 2011 – Me ftesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i   pari i UBT,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Prof. Lulzim Beqiri, vizituan  Qendrën Nacionale e Trajnimit të FSK-së në Ferizaj.

 

Palët nga UBT i priti gjenerali Enver Çikaqini, dhe diskutuan për disa çështje dhe me tutje ata prezantuan veprimtarinë e qendrës dhe llojet e trajnimeve që organizohen aty,  si dhe strukturat operacionale të qendrës së trajnimeve. Ndërsa, majori Naim Sylejmani, u fokusua më shumë më simulimet. “FSK ka shprehë nevojën e bashkëpunimit me institucionet akademike në këtë rast me UBT-në për aplikimin e njohurive shkencore”, citoi z. Sylejmani.

 

Palët nga UBT shprehën  gatishmërinë e ofrimit të një përkrahje adekuate për FSK-në, në aspektin menaxheria, trajnime dhe fusha të tjera.

 

Të dyja palët u pajtuan që fillimisht të mbajë një takim të përbashkët,  ku do të marrin pjesë përveç institucioneve të lartpërmendura edhe institucionet tjera.

 

Në takimin nismëtare do të identifikohen mundësitë e bashkëpunimit institucional UBT dhe FSK.