
Zëvendësambasadori i Norvegjisë për Kosovën Jon Hansen dhe delegacion nga Universiteti Gjovik vizituan UBT
01/07/2013UBT në vazhdimësi bashkëpunon me Universitetin Gjovik në Norvegji
Prishtinë, 1 korrik 2013 – Zëvendësambasadori i Norvegjisë për Kosovën Jon Hansen, me një delegacion nga Universiteti Gjovik në Norvegji, i prirë nga rektori prof. dr. Jørn Wroldsen dhe menaxhmenti i këtij universitetin, në fund të javës së kaluar vizituan UBT-në dhe u takuan me stafin akademik dhe me presidentin e këtij institucioni prof. dr. Edmond Hajrizin, për të filluar më konkretisht bashkëpunimin ndërinstitucional.`
Me këtë rast, presidenti i UBT-së prof. dr. Edmond Hajrizi, së bashku me delegacionin nga Universiteti Gjovik, dhe nga zëvendësambasadori për Kosovën Jon Hansen, në lokalet e UBT, në Prishtinë biseduan zyrtarisht me të gjithë profesorët vendorë dhe ndërkombëtare për të qenë pjesë e programeve të përbashkëta studimore të cilat i kanë aktuale dhe për projekt tjera më të rëndësishme.
Më konkretisht me këtë universitet UBT bashkëpunimi e ka filluar tri vite më parë përmes projektit Academic Exchange for Progress (AEP ), i financuar nga Qeveria Norvegjeze, dhe nga ky projekt përfitojnë stafi akademik dhe studentët e UBT, në të gjitha nivelet e studimit dhe partneri akademik nga Norvergjia është Gjøvik University College. Ky projekt ka për qëllim avancimin në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Vlen të theksohet se UBT është institucioni i vetëm privat nga Republika e Kosovës dhe rajoni që është përfituese nga ky projekt.
Durim Jusaj dhe Lavdim Menxhiqi, janë përfitues të këtij projekti, të cilët dy vitet e para të studimeve i ka përfunduar në Departamentin Shkenca Kompjuterike në UBT, kurse vitin e fundit në Universitetin Gjøvik në Republikën e Norvegjisë, në Departamentin e Shkencave Kompjuterike.