Zhvillo talentin tënd në programin Shkenca të Sportit dhe Lëvizjes

bool(false) 04/08/2022

Kombinimi i programit të Fakultetit Shkenca të Sportit dhe Lëvizjes në UBT, është bërë në atë mënyrë, që studentët të kenë mundësi të marrin njohuritë e nevojshme rreth fushës së sportit, por edhe të mësojnë rreth aktiviteteve të cilat ruajnë shëndetin, nga një staf akademikësh të profesionalizuar.

 

Programi i Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes në UBT, synon të ofrojë një qasje të kombinuar arsimore ndërmjet komponentëve kyç: mësimdhënie teorike, zhvillim i aftësive të aplikueshme dhe praktike, si dhe punë praktike dhe kërkimore.

 

Studentët e këtij programi do të përfitojnë njohuri dhe do të jenë në gjendje të kuptojnë dukuritë kryesore të disiplinave të caktuara sportive, të kuptojnë dhe shpjegojnë rëndësinë e ushtrimeve dhe aktivitetit fizik për organizmin e njeriut, do të fitojnë aftësi dhe kompetenca për të përdorur rezultatet e kërkimit shkencor në fushën e sportit, duke përdorur bazën e të dhënave elektronike, si dhe do të reflektojnë në problemet madhore të sportit dhe kulturës sportive.

 

Ndër të tjera, studentët do të kuptojnë karakteristikat bio-psiko-sociale të grupeve të ndryshme të njerëzve, do të përfitojnë njohuri për aspektet shëndetësore të aktivitetit fizik dhe sportit, për aspektet fiziologjike të sportit, për aspektet bazë biomekanike të sportit, për problemet që lidhen me kohën e lirë, sportin dhe aktivitetin fizik, si dhe do të përgatiten rreth karakteristikave fizike, motorike dhe shëndetësore të fëmijëve dhe të rinjve, të rriturve, të moshuarve dhe grupeve të veçanta të njerëzve.