Zgjedh më të mirin, duke studiuar Administrim Biznesi në UBT

10/08/2022

Përmes përzgjedhjes së UBT-së dhe programit Administrim Biznesi, studentët kanë mundësi që të zgjedhin një program modern që të rinjve iu ofron njohuri të thelluara në një gamë të gjerë aspektesh për fushën e administrimit të biznesit.

 

Studentët kanë mundësi që të zhvillohen profesionalisht dhe të përfitojnë aftësi dhe kompetenca profesionale të nivelit të lartë përmes mësimdhënies bashkëkohore dhe përvojave të të nxënit ndërveprues.

 

Ky program përfshin fusha të ndryshme, që ndërlidhen me biznesin, kontabilitetin, burimet njerëzore, marketingun dhe sjelljen organizative, e që duke e kombinuar me teknologjinë që ka zhvilluar UBT e bën unik dhe të veçantë si program studimi.