Zgjedh më të mirin duke studiuar në Fakultetin e Studimeve të Sigurisë në UBT

02/08/2022

Studime të Sigurisë në UBT, është një program i veçantë dhe i pari i këtij lloji në Kosovë, që ka hapur mundësi të shumta për të rinjtë që dëshirojnë të bëhen pjesë e studimeve, që për fokus kanë zhvillimin dhe aftësimin e njohurive dhe përvojave rreth sigurisë së vendit dhe sigurisë së përgjithshme, duke kontribuar në fusha të ndryshme të politikave të sigurisë nacionale, emergjencave civile, si dhe sigurisë kibernetike.

 

Studentët e këtij programi do të marrin njohuri të nevojshme, nga ekspertë dhe profesionistë të fushës së sigurisë, të cilët do të angazhohen përmes kurrikulës së mbështetur në ato të universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe ShBA, si edhe në literaturën bashkëkohore, për t’i përgatitur studentët që të jenë të gatshëm të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme.

 

Pas përfundimit të studimeve, studentët do të zotërojnë njohuri të gjera teorike dhe konceptet themelore të zhvillimeve të politikave bashkëkohore të sigurisë në teorinë shkencore dhe në praktikë: për fushën e institucioneve të sigurisë, aktorët e sigurisë dhe rreziqet dhe kërcënimet e sigurisë, si dhe aftësi të të menduarit analitik dhe të thelluar të dukurive të politikave të sigurisë.

 

Njashtu, studentët do të përgatiten në fusha të ndryshme të studimeve, si: Ligji, Psikologjia, Gjeopolitika, Institucionet Shtetërore, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Politika e Jashtme, Sigurinë Kibernetike, TI, si dhe Metodologjia e Kërkimit.

 

Duke u mbështetur edhe në nevojat e tregut në Kosovë, dhe në rajon, studentët do të përfitojnë njohuritë dhe do të përgatiten mjaftueshëm që të zhvillojnë tutje aftësimin e tyre në sigurinë shtetërore, kombëtare, rajonale dhe botërore.