Zbuloni potencialin tuaj në fushën e drejtësisë duke u transferuar në programin Juridik në UBT

23/01/2024

Misioni ynë është të ofrojë cilësi më të lartë të edukimit ligjor, duke nxitur shkëlqimin në kapacitetet e ndryshme profesionale ligjore.

Për realizimin e procesit mësimor janë angazhuar pedagogë të kualifikuar me grada dhe tituj shkencorë, me eksperiencë në fushën juridike dhe është vënë në përdorim një teknologji bashkëkohore për të realizuar një mësimdhënie të standardeve evropiane.

Ndër aftësitë tjera, studentët do të interpretojnë normat juridike nga e drejta civile, penale, administrative, tregtare dhe kushtetuese, do të analizojnë dhe do të interpretojnë çështjet ligjore në fushën e së drejtës civile, penale, administrative, tregtare dhe kushtetuese të Kosovës dhe kornizës ligjore ndërkombëtare.

Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare: https://www.ubt-uni.net/…/programet-bacelor/juridik/, ose na kontaktoni në numrin e telefonit: +383 38 541 400.