“Urban Data Kosovo”, projekt i përbashkët i UBT-së dhe profesoreshës Sarah Williams nga Massachusetts Institute of Technology

bool(false) 20/10/2021

Në fillim të këtij muaji ka nisur realizimi i projektit “Urban Data Kosovo”, i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

 

Ky projekt po realizohet nga profesoresha e Massachusetts Institute of Technology (MTI), Sarah Williams, në cilësinë e drejtoreshës së Laboratorit të Dizajnit të të Dhënave Qytetare dhe Qendrës Leventhal për Urbanizëm të Avancuar në MTI, UBT-së dhe Fondacionit Kosovar të Arkitekturës.

 

Projekti “Urban Data Kosovo” ka për qëllim propozimin e kurrikulës së re në Fakultetet e Arkitekturës dhe Gjeografisë e që si bazë kanë prodhimin e hartave, mbledhjen e të dhënave urbane, vizualizimin  dhe prezantimin e tyre.

 

Profesoresha nga Massachusetts Institute of Technology, Sarah Williams, në fillim të këtij muaji vizitoi UBT-në, ku u njoh nga rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, me gamën e gjerë të projekteve që ka realizuar ky institucion në fushën e të dhënave, duke qenë se posedon ekspertizën më të mirë dhe infrastrukturën më moderne në këtë fushë.

 

Faza e parë e projektit “Urban Data Kosovo” ka nisur me prezantimin e projektit para drejtuesve të fakulteteve të arkitekturës në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë dhe me institucionet e tjera relevante të kësaj fushe.