Udhëheqësi i Sistemit të Rrjetit Sizmik të Kosovës ligjëron para studentëve të UBT-së

05/02/2019

Udhëheqësi i sektorit  për sizmikë në Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e nivelit master dhe për stafin akademik të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, me ç’rast ka trajtuar temën më titull: ““Harta sizmika e teritorit të Kosovës, roli dhe rëndësia e sizmicitetin në projektimin e objekteve ndërtimore ”

 

Mustafa bëri një prezantim përmbledhës në lidhje me aspektet sizmike, hartën, mikrorajonizimin sizimik dhe çështjet tjera të rëndësishme që duhet konsideruar në fazën e përgatitjes së projekteve ndërtimore, gjithmonë duke vënë theks të veçantë në parametrat e nevojshëm sizmik, të cilët çdo inxhinier ndërtimi duhet t’i analizojë me kujdes dhe t’i marrë parasysh gjatë projektimit të objekteve inxhinierike.

 

Gjatë kësaj ligjërate tematike studentët patën rast të njihen edhe me disa zhvillime të reja kërkimore-shkencore që kishin të bënin me sizmicitetin, e në veçanti me sistemet e monitorimit dhe pajisjet që përdoren për këtë qëllim.

 

Pas përfundimit të ligjëratës, studentët një varg pyetjesh mbi hartën sizimike të Kosovës, saktësinë e saj, mikrosizmicitetin, sa ka informacione në lidhje me sizmicitetin e qyteteve të Kosovës, sa ka mundësi të bashkëpunohet me sektorin e sizmicitetit për të realizuar projekte dhe tema të përbashkëta në këtë drejtim, etj.