BETA

Historia

Historia e UBT-së

 

UBT u themelua ne Prishtinë, në Kosovo ne vitin 2004 nga Prof.Dr. Edmond Hajrizi. Institucioni, është ndërtuar në bazë të eksperiencave të mëparshme të Institutit të Inxhinierisë së Sipërmarrjes dhe dhe Menaxhimit. (IISM). Kolegji është licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Nr. 808/02-1 më datë 18.10. 2004.

Kolegji UBT e ka vendndodhjen në Prishtinë, “Lagja Kalabria”, dhe zhvillon veprimtarinë e tij nëpërmjet katër kapmuseve.; UBT Prishtina, Kampusi i Inovacionit i UBT-së në Ferizaj. Institucioni është i shtrirë edhe në qyete të ndryshme të Kosovës.

Kolegji është akredituar si në kuadrin institucional po ashtu edhe në atë të programeve prej Agjensisë së Kosovës për Akreditim, për të ofruar 30 në Bachelor dhe Master, në fushën e biznesit, shkencave kompjuterike, shkencave sociale, arkitekturës, inxhinierisë dhe arteve.

Filozofia e Institucionit ka qenë që të ofrojë programet më konkurrues në arsimin e lartë dhe të mësuarit e përjeshtshëm. (lifelong learning).  Kolegji i UBT-së ka vepruar gjithnjë në përputhje më kërkesën dhe ofertën në sistemin arsimor. Institucioni ka parashtruar programe inovative, te cilët kanë një rol thelbësor përsa i përket zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në fushën e mekatronikës, energjisë eficente dhe dizajnit të integruar. UBT ofron programe që kanë pasur për qëllim të vihen në shërbim të përmbushjes së kërkesave në fushën e inxhinierisë, ekonomisë, politikave publike,  dhe mjeksësisë