UBT, vendi i përgatitjes akademike në profesionin e inxhinierisë

07/02/2020

UBT është lider i fuqishëm për kryerjen e studimeve të ndërtimtarisë, fakt që bindi studentin Zenel Gashi të transferojë studimet në Fakultetin Inxhinieri e Ndërtimit, në specializimin Menaxhimi i Ndërtimtarisë dhe Teknologji, nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

 

Ai tha se i vazhdoi studimet master në UBT, sepse ky program u jep studentëve njohuri të avancuara dhe përgatit ekspertë të fushës së ndërtimtarisë.

 

“Stafi akademik i këtij fakulteti përbëhet nga ekspertë të fushës, me kualifikime shumë të larta akademike-shkencore, kanë komunikim profesional student-profesor, dhe kanë reputacion të vlerësuar në fushën e mësimdhënies dhe të hulumtimit”, potencoi ai.

 

http://study.ubt-uni.net/