
UBT tani pjesë edhe e CEEEPUS-it
06/05/2015UBT vazhdon edhe më tej të jetë prijatare në anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, që krijojnë mundësi për sigurimin e bursave për studentët dhe shumë mundësi të tjera përparimi në karrierë.
Në këtë vazhdë, UBT është bërë pjesë e projektit CEEEPUS (“Central European Exchange Program for University Studies”).
CEEEPUS përfshin vendet e Evropës Qendrore dhe Evropës Juglindore dhe është një rrjet universitar që ofron programe dhe diploma të përbashkëta për studentët e institucioneve anëtare.
UBT është pjesë e këtij rrjeti me tri programe për mobilitet të studentëve, duke u bërë institucioni i parë privat i arsimit të lartë në Kosovë që e ofron këtë mundësi për studentët e tij.
Duke u bërë pjesë e CEEEPUS-it, UBT bëhet institucion që është pjesë e të gjitha rrjeteve universitare dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë që ofrojnë mobilitet për studentët dhe stafin, duke hapur perspektiva të qarta për studentët që të bëhen pjesë e institucioneve ndërkombëtare akademike dhe të përfitojnë nga përvojat akademike në universitetet më të njohura në Evropë e më gjerë.