UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim të studentëve në Linnaeus University, Suedi

09/03/2021

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim të studentëve në Linnaeus University, Suedi. Kjo thirrje vlen për studentët e nivelit bachelor në drejtimet: Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, dhe Sisteme të Informacionit, si dhe për studentët e nivelit master në drejtimet: Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, dhe Sisteme të Informacionit.

 

Universiteti Linnaeus është një universitet shtetëror në rajonin Smaland të Suedisë, i cili ka dy kampuse dhe ofron një gamë të gjerë të programeve të studimit. Për të mësuar më shumë rreth universitetit vizitoni faqen: https://lnu.se/en/

 

Kriteret për aplikim:

  • Student i UBT-së në vitin e dytë në programin Bachelor ose vitin e parë Master
  • Student në programin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri ose Sisteme të Informacionit
  • Nota mesatare: minimumi 8.5
  • Njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B1)

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun në vazhdim: https://forms.gle/9qCjyg4UHaGNM1Wf7.

 

Data e fundit për aplikim është 15 mars 2021, ndërkaq bursa që ofrohet nga programi Erasmus+ përfshin: vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë në Linnaues University, përkrahje financiare për mbulimin të shpenzimeve të jetesës, si dhe përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.