UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Van Hall Larenstein University of Applied Sciences

13/10/2021

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Van Hall Larenstein University of Applied Sciences, Gelderland të Holandës, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Për të aplikuar në këtë shkëmbim studentor kanë të drejtë studentët aktiv të UBT-së që janë në vitin e dytë dhe të tretë në nivelin bachelor ose master në programet që përputhen me njërën nga fushat si: Shkencat e Mjedisit, Teknologjia e Ushqimit, Menaxhimi dhe Zhvillimi i Biznesit Ndërkombëtare, e që kanë notën mesatare minimumi 8.5, si dhe njohuri të gjuhës angleze minimumi niveli B1.

 

Bursa që ofrohet nga ky shkëmbim studentor përmes programit Erasmus+ përfshin vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë në Kazimierz Wielki University, përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës, si dhe përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit.

 

Studentët e interesuar dhe që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura për shkëmbim studentor duhet të plotësojnë formën e aplikimit përmes linkut në vazhdim: Aplikimi për shkëmbim studentor

 

Van Hall Larenstein University of Applied Sciences është institucion i arsimit të lartë, kurrikula e të cilit bazohet në natyrën dhe mjedisin, shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, si dhe sipërmarrjen e përgjegjshme.