UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në “Sapienza University of Rome”

30/03/2023

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në “Sapienza University of Rome” në Itali, në kuadër të programit Erasmus+.

Për të aplikuar për këtë shkëmbim studentor, ju duhet të jeni student i UBT-së në vitin e dytë ose të tretë në programin Bachelor, ose student i vitit të dytë në nivelin master, të jeni student në njërin prej nga programet e studimit që ofrohen edhe në “Sapienza University of Rome”, në gjuhën angleze, të keni notën mesatare mbi 8.5, si dhe të posedoni njohuri të gjuhës angleze ose gjuhës italiane në nivelin B2.

Programet në të cilat studentët mund të aplikojnë:

  • Arkitekturë;
  • Arte dhe Shkenca Humane;
  • Inxhinieri Industriale dhe Civile;
  • Ekonomi;
  • Inxhinieri Informacioni, Shkenca Kompjuterike dhe Statistika;
  • Juridik;
  • Matematikë, Fizikë dhe Shkenca Natyrore;
  • Psikologji;
  • Shkenca Politike, Sociologji dhe Shkenca të Komunikimit.

Forma e aplikimit: Shkëmbim studentor në “Sapienza University of Rome” në Itali

Afati i fundit për aplikim është 10 prill 2023.

Për më shumë informacione ju lutem të na vizitoni në qendrën e UBT-së në lagjen Kalabria në Prishtinë.