UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Paris-Lodron-Universität Salzburg

11/11/2021

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor për një semestër në Paris-Lodron-Universität Salzburg në Austri, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Për t’u bërë pjesë e këtij shkëmbimi studentor ju duhet të jeni student aktiv në vitin e dytë ose vitin e tretë në programin Bachelor ose Master, të jeni student i UBT-së në programet që përputhen me njërën nga fushat: Shkenca Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, të keni notën mesatare minimumi 8.0, të posedoni njohuri të gjuhës angleze minimumi niveli B2, si dhe njohuri të gjuhës gjermane (opsionale).

 

Bursa e ofruar nga programi Erasmus+ përfshin vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë, përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, si dhe përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.

 

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartpërmendura, e që janë të interesuar për shkëmbim studentor, aplikimin mund ta bëjnë përmes linkut: Aplikimi për shkëmbim studentor.

 

Data e fundit për aplikim është 18 nëntor 2021, ora 23:00.