UBT shpall të hapur thirrjen për aplikim për shkëmbim studentor në Waterford Institute of Technology

22/09/2021

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Waterford Institute of Technology të Republikës së Irlandës, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Të drejtë për aplikim për shkëmbim studentor kanë studentët aktiv të UBT-së të cilët studiojnë në programet: Menaxhim i Mekatronikës, Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment, Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Sisteme të Informacionit, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, si dhe Dizajn i Integruar.

 

Data e fundit për aplikim është 28 shtator 2021, teksa është e rëndësishme të dihet se me këtë bursë, në kuadër të shkëmbimit studentor përfshihen vijimi i studimeve për një semestër në Waterford Institute of Technology, përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të jetesës si dhe përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.

 

Kriteret për aplikim:

Të jetë student aktiv i UBT-së në vitin e dytë ose vitin e tretë në programin Bachelor

Të jetë student në njërin nga programet:

  • Menaxhim i Mekatronikës
  • Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë
  • Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
  • Sisteme të Informacionit
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • Dizajn i Integruar

Të ketë notën mesatare minimumi 8.5

Të ketë njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B1)

 

Të gjithë studentët e interesuar të cilët përmbushin kriteret e kërkuara duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online në këtë link: Aplikimi për shkëmbim studentor