UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/20

05/07/2019

UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2019/20, në të gjitha programet e studimit, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MASHT.

 

Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Baçelor) e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë të nivelit 3, sipas ISCED, dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.

 

Për regjistrimin në studimet Master, kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Baçelor.

 

Regjistrimi i studentëve realizohet në përputhje me afatet e përcaktuara nga ana e MASHT, ndërsa pranimi i aplikacioneve ka filluar.

 

Programet e studimit në UBT, në të dy nivelet e studimit, janë:

 

 

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Specializimet:

  • Financa, Banka dhe Sigurime;
  • Kontabilitet, Auditim dhe Tatime;
  • Marketing dhe Shitje;
  • Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion;
  • Biznes Ndërkombëtar;
  • Logjistikë dhe Menaxhim i Prokurimit.

 

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

Specializimet:

  • Inxhinieri e Sistemeve Softuerike;
  • Baza e të Dhënave dhe Sistemet e Informacionit;
  • Grafika Kompjuterike dhe Multimedia;
  • Web Programim;
  • Rrjete dhe Telekomunikacion;
  • Robotikë dhe Sistemet Inteligjente;
  • Informatikë Biomjekësore;
  • Siguria dhe Sigurimi i Informacionit;
  • Multimedia dhe Vizualizim;
  • Inxhinieri e Komunikimit;
  • Shkenca e të Dhënave Statistikore;
  • Informatikë Mjekësore.

 

Menaxhim i Mekatronikës

Specializimet:

  • Menaxhim i Mekatronikës;
  • Automatizim Industrial dhe Kontroll i Procesit;
  • Robotikë dhe Sisteme Inteligjente;
  • Inxhinieri Biomjekësore;
  • Inxhinieri e Telekomunikacionit;
  • Inxhinieri Mekanike;
  • Inxhinieri e Aeronautikës;
  • Dizajn i Produkteve Industriale;
  • Inxhinieri e Proceseve të Prodhimit.

 

Sistemet e Informacionit

Specializimet:

  • Sistemet e Informacionit të Biznesit;
  • Sistemet e Informacionit – GIS;

(Geo Information Systems);

  • Sistemet e Informacionit të Bibliotekave dhe të Arkivave;
  • Statistika, Procesimi dhe Simulimi i të Dhënave;
  • Siguria e Informacionit dhe Privatësia;
  • Komerci Elektronik (E-Komerci).

 

Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

Specializimet:

  • Arkitekturë e Qëndrueshme;
  • Menaxhim Urban;
  • Restaurim Arkitekturor;
  • Dizajn i Interierit.

 

Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë

Specializimet:

  • Inxhinieri Strukturore – Konstruktiv;
  • Menaxhim i Ndërtimtarisë dhe Teknologjisë;
  • Infrastrukturë Rrugore;
  • Inxhinieri e Ujërave – Hidro;
  • Inxhinieri e Gjeoteknikës;
  • Inxhinieri e Materialeve.

 

Shkenca Politike

Specializimet:

  • Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci;
  • Integrime Evropiane;
  • Administratë Publike;
  • Integrimi dhe qeverisja.

 

Media dhe Komunikim

Specializimet:

  • Gazetari;
  • Komunikim;
  • Menaxhimi i Medias;
  • Marrëdhëniet me Publikun;
  • Regjia Televizive;
  • Gazetaria On-Line;
  • Kamera dhe Fotografia.

 

Juridik

Specializimet:

  • Civile;
  • Penale;
  • Ndërkombëtare.

 

E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane

 

Politika Publike dhe Menaxhim

Specializimet:

  • Politika Publike;
  • Menaxhimi Publik.

 

Inxhinieri e Energjisë

Specializimet:

  • Burimet e Energjisë;
  • Konservimi i Energjisë;
  • Efiçienca e Energjisë;
  • Menaxhimi i Energjisë;
  • Energji Elektrike.

 

Dizajn i Integruar

Specializimet:

  • Dizajn Grafik dhe i Komunikimit;
  • Dizajn Mode dhe Tekstil;
  • Dizajn i Produkteve;
  • Dekorim i Ndërtesave dhe Mobilimi.

 

Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji

Specializimet:

  • Teknologji e ushqimit;
  • Nutricion (të ushqyerit);
  • Menaxhimi me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit.

 

Infermieri

 

Farmaci

 

Stomatologji

 

Me vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, UBT ka marrë akreditimin për 12 programe të reja studimi, në të cilat tashmë edhe zyrtarisht mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit:

  • Dizajn i Integruar (Bachelor), në Prizren
  • Dizajn i Integruar (Bachelor), në Ferizaj
  • Agrikultura dhe Inxhinieria e Mjedisit
  • Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit (Master)
  • Teknik i Anesteziologjisë
  • Teknik i Radiologjisë
  • Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (Bachelor), në Ferizaj
  • Arti dhe Mediat Digjitale
  • E Drejta Civile dhe Pronës (LLM)
  • Farmaci (MPh)
  • Stomatologji (Dr.Dent)
  • Laborant i Biokimisë Mjekësore (Në pritje)

 

 

Bursat:

 

UBT ofron zbritje deri në 50 % edhe për këto kategori:

  • Studentët me sukses të shkëlqyeshëm;
  • Të punësuarit në Doganat e Kosovës;
  • Pjesëtarët e FSK-së dhe Policisë së Kosovës;
  • Të punësuarit në institucionet publike të Kosovës;
  • Familjarët e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës;
  • Studentët që vijnë nga e njëjta familje dhe si grup;
  • Studentët që paguajnë në fillim të vitit akademik;
  • Studentët e punësuar në Policinë e Kosovës;
  • Studentët të cilët kanë arritur 100 % në testin kombëtar dhe kanë të gjitha 5 në shkollimin paraprak;
  • Studentët e Luginës së Preshevës, Malit të Zi;
  • Studentët që marrin pjesë në programin përgatitor të maturës.

 

Kampuset dhe qendrat e UBT-së në Kosovë:

  • Prishtinë;
  • Lipjan;
  • Prizren;
  • Pejë;
  • Ferizaj;
  •  Gjilan

 

 

Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:

Erasmus+, CEEPUS, PoSIG, etj.

 

Studimet e përbashkëta:

Wiena University of Technology, Austri;

University of Warsaw, Poloni;

City University London, Angli;

HIG Gjovik University, Norvegji;

CIFE – Centre International de Formation Europ, Francë;

Danube University Krems, Austri;

Watford Institute Technology, Irlandë;

University degli Studi di Napoli Federico II, Itali.

 

Gjuha e studimeve:

Gjuhë shqipe, gjuhë angleze, si dhe mundësia e studimit në gjuhë të tjera.

 

Mënyra e studimit:

UBT ofron ligjërata të rregullta, me korrespodencë dhe studim në distancë.

Ofrohen ligjërata edhe pas orarit të punës dhe gjatë fundjavës.

 

Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentë:

  • Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;
  • Sistem online dhe qasje në kompjuterë;
  • Licenca falas për softuerë;
  • Internship në kompani vendore dhe ndërkombëtare;
  • Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;
  • Praktika dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;
  • Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, ECDL, IPMA, etj;
  • Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.

 

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: diploma e shkollës së mesme, dëftesat e notave, certifikata e pikëve të maturës, ekstrakti i lindjes dhe një kopje e letërnjoftimit.

 

Për më shumë informacione mbi programet dhe mundësitë e studimit, klikoni në: https://www.ubt-uni.net.

 

Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!