
UBT-së sot i jepet çmimi International Star for Leadership in Quality
20/06/2014Prishtinë 20 qershor 2014 – Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, sot ka udhëtuar për në Paris të Francës, për ta marrë Çmimin për Cilësi dhe Lidership “International Star for Leadership in Quality” i cili i është ndarë UBT-së.
Çmimi është ndarë duke u bazuar në arritjet e UBT-së në fushën e Cilësisë, Lidershipit, Menaxhimit, dhe Ekselencës në edukim, hulumtim dhe zhvillim.
Kriteret për vlerësim për të ardhur deri te marrja e këtij çmimi janë të bazuara sipas principeve të QC100 TQM.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë liderë dhe personalitete nga 80 vende të botës dhe përfaqësues të medies.