UBT RESEARCH HUBS – UBT INNOVATIONS

26/01/2022

Në kuadër të 30 inovacioneve që UBT i ka zhvilluar dhe i ka sjell në Kosovë, është inovacioni “UBT Research Hubs”, inovacion ky unik dhe i pari i këtij lloji që përmbledh në vete një numër të madh të Hub-eve që përfshijnë fusha të ndryshme.

 

Ky inovacion, studentëve dhe të rinjve të tjerë iu ofron vende të posaçme të zhvilluara në formë unike, me një infrastrukturë moderne për të zhvilluar aktivitete të ndryshme dhe interesante për nga forma e zhvillimit të këtyre aktiviteteve.

 

Institute, laboratore, shkencë, lidership dhe inovacione, të gjitha të përmbledhura në një vend, në Hub-et e zhvilluara nga UBT, në një qendër zhvillimi dhe në të njëjtën kohë qendër rekreacioni për të gjithë të rinjtë.

 

Zhvillimi kërkimor është një prej arsyeve pse UBT për çdo vit nxjerr kuadro profesionale në fusha të ndryshme, ndaj për të zhvilluar edhe më shumë këtë nivel, në kuadër të Hub-eve UBT ka zhvilluar hapësira të veçanta në mënyrë që të bëj bashkë akademinë dhe industrinë me kërkimin shkencor.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS