UBT PROFESSIONAL SCHOOLS – UBT INNOVATIONS

10/03/2022

UBT Professional Schools, quhet inovacioni i njëzetedytë i UBT-së, që në 20-vjetorin e themelimit ka numëruar 30 inovacionet që i ka sjell Kosovës për 20 vite sa ka funksionuar deri më tani njëri prej institucioneve më të mëdha të arsimit të lartë në vend.

 

Në kuadër të këtij inovacioni, UBT ka sjell shkollën e parë profesionale të bazuar tërësisht në metodën më të re të mësimit CLASSROOM 3.0, e që është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

 

Kjo risi që ka sjell UBT përmes shkollave profesionale, ofron profile të ndryshme profesionale, duke përfshirë: Infermierinë, Farmacinë, Stomatologjinë, Zhvillues të Aplikacioneve, Administrator i Rrjetit dhe Sistemeve Kompjuterike, Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit, Operator i Rrjetit dhe Sistemit, Instalues Elektrik, Asistent Administrativ dhe shumë fusha të tjera profesionale që i ofron UBT.

 

Përmes kushteve moderne infrastrukturore, si fizike ashtu edhe ato virtuale, një ambienti unik dhe të rehatshëm, si dhe një stafi të ngritur profesionalisht për profile të ndryshme, studentët përgatiten në mënyrë profesionale për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS