UBT pret studentët e rinj të shkencave shoqërore

05/10/2018

UBT mbajti ceremoninë e fundit për pritjen e studentëve të rinj për Fakultetin e MBE-së, të Medias dhe Komunikimit, Juridikut, Shkencave Politike dhe të Sistemeve të Informacionit.

Studentët u pritën nga udhëheqësit e programeve përkatëse, të cilët i njoftuan me rregullat, mundësitë që ofrohen gjatë studimeve dhe sfidat që do t’i bëjnë studentë të këtyre fushave.

Drejtori për Çështje Akademike në UBT, Valmir Hoxha tha para studentëve se interdiciplinariteti është një prej karakteristikave kryesore ku bazohet e tërë puna me studentët.

“Interdiciplinariteti është kërkesë e së ardhmes dhe ne jemi liderë në këtë fushë. Ju keni bërë zgjedhjen e duhur sepse UBT ka rritjen më të madhe ndër bartësit privat të arsimit të lartë, falë ekspertizës dhe sukseseve të arritura ndër vite”, theksoi Hoxha.

 

Studentët e rinj dëgjuan edhe përvojat e studentëve aktualë dhe të ish-studentëve të UBT-së, të cilët treguan mbi arritjet e tyre, si dhe u dhanë këshilla mbi qasjet e duhura që duhet pasur gjatë studimeve, me qëllim të daljes sa më të përgatitur për tregun e punës.

Semestri dimëror për vitin i ri akademik 2018/19 do të fillojë me ligjërata më 8 tetor.