
UBT për herë të katër përfitues e projektit ERASMUS MUNDUS GREEN TECH WB GreenTech
08/07/2014Prishtinë 3 korrik 2014- UBT për herë të katër është përfituese e projektit të Bashkimit Evropian- “ERASMUS MUNDUS GREEN”, me theks të veçantë projektit “TECH WB -GreenTech: Smart and Green Technologies for Innovative and Sustainable Societies in Western Balkans”.
Nga ky projekt shumë studentë të UBT, sikurse në vitet e kaluara do të fitojnë bursa të plota studimi për vitin e ri akademik, dhe vitet në vijim, 2014-2018, në të gjitha nivelet e studimit si bachelor, master, doktoratë dhe të postdoktoratë. Të cilët do të fillojnë mobilitetin e tyre në universitetet më prestigjioze të vendeve të Bashkimit Evropian.
Në kuadër të këtij përfshihen 37 universitete nga rajoni dhe Evropa, prej tyre 22 vendet e Ballkanit, dhe 15 nga Evropa, ndryshe UBT është i vetëm privat nga Republika e Kosovës dhe rajoni që është përfituese e projektit në fjalë, i cili projekte është në vazhdimësi edhe për katër vitet e ardhshme për studentët e UBT-së.
Partnerët projektit ku mund të studiojnë studentët tanë janë si: European Universities Universidade de Vigo , Universidade do Porto,Universität Paderborn, University of Ljubljana, University of Economics In Katowice, University of Split, University of Chemical Technology and Metallurgy, Universidad de León, Juraj Dobrila University of Pula ,University of Zagreb, University of Bordeaux ,Università Telematica Internazionale UNINETTUNO,Lodz University of Technology, Uniwersytet Gdański ,Vilnius Gediminas Technical University.
Përveç universiteteve, në projekt janë përfshirë edhe 10 institucione te ndryshme si ministri, laboratorë, institute hulumtuese , si: Ministry of Education, Science and Technology of the Republic of Kosovo, Centre for Information and Recognition of Qualifications in Higher Education, Bosnia and Herzegovina, Agency for development of higher education and quality assurance BIH, Erasmus Student Network Aisbl, Santander Group European Universities Network, Gdansk Science & Technology Park.