UBT posedon bibliotekën më të madhe në vend, numëron mbi 250 mijë libra

28/09/2020

UBT posedon bibliotekën më të madhe në vend, që është e pasuruar me mbi 250 mijë libra të ndryshëm fizik dhe mbi 52 mijë tituj, që studentëve dhe stafit u ndihmon që të gjejnë literaturën e nevojshme për të bërë hulumtime shkencore.

 

Në Kampusin Inovativ në Lipjan, UBT ka krijuar një hapësirë gjigante dhe kreative, në të cilën studentëve u ka ofruar komoditet, me një infrastrukturë mbështetur në standarde ndërkombëtare.

 

Përveç bibliotekës në Lipjan, UBT posedon edhe biblioteka të tjera në kampuset nëpër Kosovë. UBT është e anëtarësuar në tri biblioteka të njohura elektronike, duke përfshirë: EBSCO, SAGE Journals dhe J-Store, që për të gjithë studentët dhe stafin e UBT-së ofrohet qasje e pakufizuar.

 

Tani, me zhvillimin e platformës së Realitetit Virtual dhe kalimin në klasa CLASSROOM 3.0, studentët do ta kenë edhe më të lehtë ndërlidhjen me platformën e bibliotekës elektronike dhe funksionimin sa më të mirë dhe efikas të saj.

 

Studentët e institucionit kanë mundësi të pajisen me libra nga të gjitha drejtimet të cilat UBT i ofron, por edhe me enciklopedi dhe fjalorë të ndryshëm. Shumica e librave në bibliotekën e UBT-së janë në gjuhën shqipe, angleze, kurse një përqindje e vogël në gjuhën gjermane dhe në atë serbe.