UBT pjesëmarrëse në trajnimin e projektit QUADIC për ndërtimin e kapaciteteve në arsimin e lartë

05/07/2021

UBT ishte pjesëmarrëse në trajnimin e projektit QUADIC, për bashkëpunimin për inovacionin dhe shkëmbimin e praktikave të mira në thirrjen e ndërtimit të kapaciteteve në arsimin e lartë, që zhvillohet në kuadër të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, e që mbështetet nga programi Erasmus+.

 

Në këtë trajnim, UBT është përfaqësuar nga Naim Preniqi dhe Bekim Marmullaku, të cilët bashkë me përfaqësuesit e tjerë të universiteteve partnere në kuadër të këtij programi, kishin mundësi të shihnin prezantimet për udhëzuesin e ri Erasmus+, aspektet teorike, hartimin e një plani të suksesshëm, si dhe për objektivat e një plani të suksesshëm.

 

Ndër të tjera, në kuadër të këtij trajnimi, në ditën e parë u organizua edhe një punëtori grupore mbi gjenerimin, idetë e projektit, qëllimet, objektivave, aktiviteteve, gjetjen e partnerëve për bashkëpunim, si dhe për analizën e palëve të interesit.

 

Në ditën e dytë, u prezantua qasja e kornizës ligjore, faza e planifikimit, harmonizimi i temës së projektit me aktivitetet, historinë e partnerëve, palët e interesuara, organet e menaxhimit të projektit dhe roli i tyre, si dhe vendet ku do të jenë aktivitetet.

 

Dita e tretë e këtij trajnimi solli prezantimin e aspekteve financiare për realizimin e trajnimeve, punëtorive, konferencave, seminareve dhe udhëtimeve.

 

Gjatë ditës është zhvilluar edhe një takim i Bordit të Zbatimit të Projektit, ku u diskutuan ndikimin e projekteve te partnerët, rezultatet e projektit, shpërndarja, dhe menaxhimi, si dhe u prezantuan raportet financiare narrative dhe afatmesme për EACEA.

 

Në këtë projekt po marrin pjesë shumë universitete partnere si: UBT, University “Kadri Zeka” Gjilan, Coordinator / Grant Holder, International Business College Mitrovica, University of Gjakova “Fehmi Agani”, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, University of Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tirana, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka ”, University of Durres“ Aleksandër Xhuvani ”, University of Mitorvica“ Isa Boletini ”, European University of Tirana, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, University Per Stranieri Di Perugia.