UBT përmes programit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor u ka ofruar studentëve kurrikulë moderne me standarde evropiane

10/09/2020

Në kuadër të shumë programeve akademike e shkencore, UBT ka hartuar programin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, një program që përgatit ekspertë të arkitekturës për identifikimin dhe analizimin e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin në arkitekturë dhe përmirësimin e aspekteve estetike.

 

Përmes këtij programi, UBT ka sjellë në Kosovë praktikat më të mira ndërkombëtare, duke bërë ndërlidhjen në mënyrë të përsosur me industrinë, marrë parasysh faktin se ndërtimi dhe arkitektura janë një nga shtyllat kryesore të Planit Kombëtar të Zhvillimit.

 

Programi i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor është i bazuar në një kurrikulë të orientuar kah procesi, i dizajnuar për të nxitur kontributin e studentëve në industri në formë të projekteve, duke integruar përvojat laboratorike dhe hulumtuese të lidhura me industrinë.

 

Studentët që përfundojnë studimet në UBT, në programin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, do të jenë në gjendje të aplikojnë njohuri të avancuara bazuar në aspektet njerëzore, teknike dhe sociale dhe do të jenë kompetentë për të zgjidhur programet e natyrës inxhinierike, arkitektonike, urbanistike dhe civile.

 

Me mundësitë që ofron UBT, studentët mund të transferohen në universitetet partnere, të fitojnë bursa studimi, të punësohen në kompani të mëdha vendore dhe ndërkombëtare si dhe të mësojnë me metodën më të re të teknologjisë virtual reality në klasa CLASSROOM 3.0.

 

Për më shumë informacione rreth drejtimit klikoni në linkun: http://study.ubt-uni.net/asp/

 

Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/