UBT partner në projektin WLF, pjesëmarrës në trajnimin “EFQM Foundation Training for WLF Project”

19/10/2021

Në kuadër të projektit Work-Life-Flow (WLF), është mbajtur trajnimi “EFQM Foundation Training for WLF Project”, projekt ky i cili synon të nxisë një rrjedhë pozitive të punës me jetën post-pandemike, që vjen nga puna në distancë dhe distancimi shoqëror.

 

UBT në këtë trajnim u përfaqësua nga profesoresha Deniz Celcima dhe përfaqësuesja e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Erëza Mehmeti, ku kanë diskutuar me pjesëmarrësit dhe partnerët e tjerë të këtij projekti për modelin EFQM, ekosistemin e organizatës, dhe çështje dhe tema të tjera me interes për partnerët dhe projektin WLF.

 

Ndër të tjera, në këtë trajnim i cili është mbajtur virtualisht është diskutuar për megatrends dhe për mënyrën se si ndikojnë universitetet në ekosistemin e organizatës, duke përfshirë mundësitë, sfidat, vlerat, të tashmen dhe të ardhmen si një koncept të tërë.

 

UBT është partner i këtij projekti bashkë me institucione dhe organizata si: University of Barcelona, Waterford Institute of Technology, University of Coimbra, IBK MANAGEMENT SOLUTIONS GMBH, ESKILARA S. KOOP TXIKIA dhe Institute of Industrial Engineers & Safety Management Systems.