UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare 2022

26/01/2022

UBT ka nisur përgatitjet për organizimin e edicionit të njëmbëdhjetë të Konferencës Ndërkombëtare më të madhe në Kosovë e rajon për shkencë, teknologji dhe inovacion, e cila në edicionet e mëparshme ka mbledhur qindra shkencëtarë dhe studiues nga e mbarë bota.

 

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 21 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:

  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë
  • Inxhinieri e Energjisë Efiçiente
  • Sistemet e Informacionit dhe Siguri
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • Inxhinieri e Ndërtimit, Infrastrukturë dhe Mjedis
  • Juridik
  • Shkenca Politike
  • Gazetari, Media dhe Komunikim
  • Agrikulturë, Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji
  • Shkencat Farmaceutike dhe të Natyrës
  • Dizajn i Integruar
  • Psikologji
  • Edukim dhe Zhvillim
  • Modë
  • Muzikë Moderne dhe Audio Produksion
  • Art dhe Media Digjitale
  • Stomatologji
  • Mjekësi e Aplikuar – Infermieri
  • Mjekësi – Infermieri dhe Shkencat Teknike Mjekësore (Radiologji dhe Anesteziologji)
  • Sport
  • Gjuhë dhe Kulturë
  • Studime të Sigurisë

 

Për më shumë detaje, klikoni në:https://conferences.ubt-uni.net, teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: [email protected].