UBT organizon Akademitë Verore 2015

16/06/2015

Si edhe viteve të tjera, UBT edhe sivjet vazhdon traditën e organizimit të Akademive Verore, pjesë e të cilave do të jenë studentë të përzgjedhur, me interes zgjerimin e dijeve në fusha të caktuara, dhe të interesuar të tjerë.

 

Akademitë Verore do të organizohen në të gjitha departamentet e studimeve në UBT.

Profesorë të UBT-së dhe ekspertë të fushave përkatëse do të ligjërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së tyre për tema aktuale dhe me interes për studentët dhe për publikun.

 

Akademitë Verore 2015 në UBT gjithashtu do të përcillen me debate, punëtori e prezantime të projekteve hulumtuese, gjithnjë me qëllim të paraqitjes së ideve dhe rezultateve inovative nga të gjitha fushat e studimit që ofron UBT.

Infrastruktura e UBT-së, përfshirë laboratorët, Qendrën Inovative, Inkubatorin Virtual të Biznesit e mundësi të tjera, krijon kushte për punë konkrete hulumtuese, zhvillim të projekteve individuale e ekipore, dhe njohje me të arriturat më të fundit në fushën e shkencës.

UBT ju fton të bëheni pjesë e një eksperience të re dhe të përfitoni nga dijet dhe mundësitë që ofron UBT.

 

Për më shumë: http://sa.ubt-uni.net