UBT ofron trajnime të njohura ndërkombëtarisht, përmes anëtarësimit në IPMA

18/12/2018

Akademia Ekzekutive e UBT për Zhvillim Profesional (IPMA) është anëtar i regjistruar i IPMA-së (International Project Management Association), që përfaqëson Republikën e Kosovës dhe vendet/rajonet shqipfolëse në këtë federatë prestigjioze globale të menaxhimit të projektit.

 

Falë kësaj, UBT po ofron trajnime dhe certifikime të njohura ndërkombëtarisht, të cilat po i përgatitin kandidatët profesionalisht dhe në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.

 

Si një Departament për Menaxhimin e Projekteve, fushat dhe detyrat e Akademisë Ekzekutive e UBT për Zhvillim Profesional janë certifikimi i Menaxhimit të Projektit Personal sipas Standardeve të IPMA-së, rritja e rrjetit dhe partneritetit ndërkombëtar për parimet e Menaxhimit të Projekteve, nxitja e transferimit të njohurive dhe praktikave më të mira të Menaxhimit të Projekteve, kërkimet dhe publikimet e vazhdueshme në këto sfera, ngritja e numrit të individëve të certifikuar në Menaxhimin e Projekteve, etj.

 

Menaxhimi i Projekteve është një objektiv i lartë i shumë punëdhënësve në biznesin modern, kjo për shkak të qëllimit të përfundimit të objektivave të biznesit brenda afateve dhe buxhetit të dhënë. Në ditët e sotme, organizatat dhe bizneset kanë një kërkesë të madhe për personelin me kompetencë të fortë të menaxhimit të projekteve, prandaj UBT mund të ofrojë ndihmë përmes përgatitjes së kandidatëve konform kërkesave të tregut të punës.