UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Istogut

bool(false) 03/08/2022

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për hartimin e përbashkët të disa strategjive zhvillimore për Komunën e Istogut.

 

Qëllimi i kësaj marrëveshje është të sigurojë një kornizë bashkëpunimi brenda së cilës UBT dhe Komuna e Istogut implementojnë së bashku disa projekte konkrete, përfshirë projektin për zhvillimin e strategjisë Smart City në Istog, i zbatuar në kuadër të projektit strategjik Smart City Kosova, Strategjinë për Zhvillim Ekomomik Lokal, Strategjinë për Zhvillim të Integruar të Turizmit, Studimin e Fizibilitetit për Zonën Ekonomike si dhe aplikacionin e-Leja.

 

Duke u bazuar në natyrën e projekteve të parapara dhe në qëllimin e këtyre projekteve, disa nga përfitimet kyçe të këtij bashkëpunimi janë: Involvimi i Komunës së Istogut në projektin strategjik Smart City Kosova, i cili ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm e të mençur hapësinor, urban, socio-ekonomik dhe infrastrukturor të komunave të Kosovës.

 

Tutje, kjo marrëveshje parasheh edhe hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal nga e cila do të derivojnë politika dhe Plani i Veprimit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Komunës së Istogut për periudhën 2022-2026 – pjesë e kësaj strategjie do të jetë edhe digjitalizimi i tokave bujqësore dhe analiza e destinimit të tyre, hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Integruar të Turizmit për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit natyror dhe kulturor të komunës së Istogut, studimin e fizibilitetit për Zonën Ekonomike në Istog, si dhe krijimin e Aplikacionit Online për aplikimin për leje ndërtimore në komunën e Istogut (e-Leja).

 

Gjatë qëndrimit në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, kryetari Ferati është mirëpritur nga rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesori Tomor Çela, si dhe drejtori i Institutit për Studime Urbane në UBT, Shqiprim Ahmeti.