UBT nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ondokuz Mayis University

13/05/2022

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me rektorin e Ondokuz Mayis University në Turqi, prof. dr. Yavuz Ünal.

 

Përmes këtij memorandumi, UBT dhe Ondokuz Mayis University, do të bashkëpunojnë në fushën e arsimit dhe kulturës, si dhe kërkimit shkencor, e ku do të ndajnë dhe shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë që kanë stafi nga të dyja institucionet arsimore.

 

Ky memorandum parasheh inkurajimin e të dyja palëve në qasjet kërkimore dhe arsimore, ndërmjet stafit akademik, asistentëve, studiuesve, ekspertëve dhe studentëve, duke zhvilluar marrëdhëniet ekzistuese dhe duke mundësuar përdorimin e përbashkët të rezultateve të punës kërkimore.